![Spanja e kërkonte për vrasje në emër të një grupi kriminal, arrestohet në Durrës 49-vjeçari](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/spanja-e-kerkonte-per-vrasje-ne-emer-te-nje-grupi-kriminal-arrestohet-ne-durres-49-vjecari_6676a54f1ab23.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Spanja e kërkonte për vrasje në emër të një grupi kriminal, arrestohet në Durrës 49-vjeçari
Një 49 vjeçar i cili kërkohej nga autoritetet spanjolle për një vrasje të kryer në emër të një grupi kriminal është arrestuar në qytetin e Durrësit.
Operacioni i arrestimit të Armando Mashës nga forcat e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale u kodua “Operacionalja 11”.
Policia e shtetit informoi 49 vjeçari i cili ishte person ‘me rrezikshmëri shoqërore të lartë” është lokalizuar në lagjen nr. 13, Durrës aty ku dhe ka lindur
“49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal’ thuhet në njoftimin e policisë e cila publikoi dhe video të shoqërimit të tij me pranga në duar drejt policisë.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë.
Burimi