SPAK kërkoi 5 vite burg për inceneratorin e Tiranës, Alqi Bllako në gjykatë: Jam i pafajshëm

SPAK kërkoi 5 vite burg për inceneratorin e Tiranës, Alqi Bllako në gjykatë: Jam i pafajshëm

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 5 vite e 4 muaj burg për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar i tij mund të reduktohet në 3 vite e 4 muaj burg.
Gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Bllako në fjalën e tij mohoi akuzat.
“Kam respekt dhe vlerësoj punën tuaj, por deklarohem i pafajshëm”- tha Bllako, duke mohuar akuzat ndaj tij.
Ai tha se, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, nuk kishte pasur ndonjë ndikim apo përgjegjësi në procesin e dhënies së koncesionit.
Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në dy raste. Sipas organit të akuzës, ai ka përfituar një shumë prej 120 mijë eurosh nga kompania e biznesmenit Klodian Zoto për të mbështetur fabrikën e birrës së babait të tij. Po ashtu, SPAK pretendon se Bllako ka ndikuar në punësimin e Klodian Zotos si këshilltar i jashtëm i Vladimir Bezhanit, duke shfrytëzuar lidhjet dhe ndikimin e tij në vendimmarrje.
Gjykata pritet të shpallë vendimin e saj në vijim, ndërsa çështja e inceneratorëve mbetet një nga dosjet më të rëndësishme të SPAK.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente