SPAK e mori të pandehur, Jamarbër Malltezi paraqitet në Apelin e GJKKO
Dy ditë pasi u njoh me akuzën që rëndon ndaj tij për çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur sërish në SPAK.
Ndërkohë mësohet se në GJKKO kanë mbërritur edhe avokatët e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Bëhet me dije se Sali Berisha edhe Jamarbër Malltezi kanë bërë kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Po ashtu Malltezi ka shkuar në Apelin e GJKKO për të marrë informacione mbi hetimet.
Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha u thirr në SPAK të mërkurën, ku i është njoftuar akuza e korrupsionit pasiv, marrja si i pandehur dhe mbyllja e hetimeve ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Edhe këtij të fundit iu komunikua akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Burimi