Spaho: Ku leh qen e ku del tym gjendet Edi Rama, por vetëm në parlament s’është

Spaho: Ku leh qen e ku del tym gjendet Edi Rama, por vetëm në parlament s’është

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho mori fjalën i pari në nisje të seancës së fundit plenare në Kuvend, duke kërkuar sqarim për mosprezencën e kryeministrit Edi Rama në sallë.
Sipas tij, kryeministri duhet të zgjidhë çështjet aktuale në Shqipëri, që prekin shqiptarët dhe jo të zgjidhë hallet e botës, shprehet deputeti.
““Sot është seanca e fundit për këtë sezon parlamentar. Që nga janari e deri më sot, nuk di a ka pasur ndonjë seancë ku kryeministri ka qenë prezent.
Ai është më i shqetësuar për udhëheqjen globale dhe për hallet e botës. Pasi mbaroi hallet e refugjatëve të Melonit, u hodh për të zgjidhur problemet e refugjatëve të Anglisë.
Të kujdeset pak për refugjatët e Shqipërisë, se jemi kthyer në popull refugjatësh, ndaj t’i kërkoni të vijë së paku ditën e fundit në Kuvend. Edhe kur vjen në Shqipëri ia mbath në ndonjë kullë. Është bërë si ai që i këndojnë që kur leh qen dhe ku del tym e ku bën daullja bym, aty është Edi Rama”, u shpreh ai.
Burimi