“S’mund të heshtim për Salianjin”, Berisha: Kurrë nuk do të bojkotojmë zgjedhjet

“S’mund të heshtim për Salianjin”, Berisha: Kurrë nuk do të bojkotojmë zgjedhjet

Kryedemokrati Sali Berisha tha se mosbindja civile nuk ka një plan B, por u shpreh se aksioni i tyre do të vazhdojë, duke theksuar se do të ndërgjegjësojnë edhe miqtë ndërkombëtarë.
“Mosbindja civile nuk ka plan B, por ka mosbindje civile në 77 forma të saj. Një punë më intensive do bëhet me miqtë tanë për të shpjeguar të vërtetat e mëdha të narkodiktaturës në Shqipëri. Kam bindjen se në një shkallë ata janë të dezinformuar, por ka prej tyre të dezinformuar. Qeveria i mashtron nga mëngjesi deri në darkë me variante false”, tha Sali Berisha, i cili kur u pyet nëse do të bojkotojnë zgjedhjet, u përgjigj: Kurrë.
“Ta harrojë kush se bojkotojmë. Kjo do ti thotë ti bësh dhuratë narkodiaktorit. Shqipëtarët do votojnë të lirë me qeveri teknike”, tha Sali Berisha.
Po ashtu Sali Berisha u shpreh se është e rëndë që të heshtësh përballë burgosjes së Ervin Salianjit.
“Të heshtësh para burgosjes së një deputeti të ri, që bëri një akt guximtar që çoi një njeri të rrezikshëm në Itali, me pretekstin që ky shpifi për të është e rëndë. Ervin Salianji paraqiti më 2018 një regjistrim të një kolegu tuaj, që i kishte bërë Geron Xhafës, të dënuar në Itali, si trafikant ndërkombëtar, vëllait të Fatmir Xhafës. Dhe unë kisha denoncuar Geron Xhafën, që rrinte në Vlorë dhe nuk shkonte në Itali për të kryer dënimin. Edi Rama e nxorri Geronin si hero dhe Fatmirin e emëroi ministër. Kur Salianji nxorri një regjistrim, se Geron Xhafaj vazhdonte trafikun e drogës, Fatzi Xhafaj e nisi vëllain për Itali. Rama mashtron dhe thotë se regjistrimi nuk është i vërtetë. Ky është mashtrim i madh. Zëri nuk ishte i dëshmitarit të rremë Alizoti. Edhe sikur të ishte shpifje, ne shpifjen ne e kemi dekriminalizuar në Kushtetutë”, u shpreh ai.
Lexo edhe:
Berisha: Dje ishte vetëm fillimi, kemi edhe 77 mënyra për të paralizuar narkoshtetin e Ramës
Burimi