“S’mu ndanë”, Kryemadhi e pret dyke kërcyer kallëzimin që iu bë në SPAK (VIDEO)

“S’mu ndanë”, Kryemadhi e pret dyke kërcyer kallëzimin që iu bë në SPAK (VIDEO)

Monika Kryemadhi ishte një nga 23 deputetët e opozitës për të cilët Policia e Shtetit bëri kallëzim në SPAK, pas akteve të një ditë më parë në Kuvend, ku u dogjën karriget dhe u dëmtuan foltorja dhe mikrofonat.
Por Kryemadhi ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të treguar sesi e pret këtë vendim, duke treguar se nuk i bën aspak përshtypje dhe se është “mësuar tashmë me kallëzime sa majtas, sa djathtas”.
Ajo ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet duke kërcyer nën tingujt e këngës “Jump” nga The Pointer Sisters.
“Gjendja ime pas një tjetër procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas”, shkruan Kryemadhi bashkangjitur këtyre pamjeve.
Burimi