Skandali tek Onkologjiku, mjeku: Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT-ja kanë lënë pa medikamente pacientët

Skandali tek Onkologjiku, mjeku: Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT-ja kanë lënë pa medikamente pacientët

Mjeku Erion Dasho tha përmes një lidhjeje telefonike me studion e lajmeve të “MCN Tv,” se situata me abuzimet tek Spitali Onkologjik po përdoret për të tërhequr vëmendjen nga përgjegjësitë që ka Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e QSUT-së të cilat i kanë lënë pacientët me sëmundje tumorale pa preparate mjekësore dhe pajisjet e nevojshme për terapitë.
Sipas Dashos, është gabim që nuk po respektohet privatësia e mjekëve duke nxjerrë të dhënat e tyre personale në media si dhe duke publikuar biseda jashtë kontekstit.
“Kjo nuk është aspak normale në asnjë lloj sistemi shëndetësor. Në Shqipëri është një fenomen që nuk është konstatuar për herë të larë. Ajo që unë kërkoj është që në radhë të parë të respektohet privatësia e çdo individi, qoftë ky mjek apo qytetar i thjeshtë që kur dyshohet për një vepër penale nuk mund të shohë emrin, datën e lindjes të publikuar në të gjitha portalet.  Kjo është shkelje e privatësisë. Nuk duhet të ndodhë që objekte nga dosja siç janë regjistrimet e bisedave mes mjekëve  të bëhen publike jashtë kontekstit.
E treta është që gjithë këtë e shoh si lojë të Ministrisë së Shëndetësisë, të organeve të tjera drejtuese në sistemin shëndetësor shqiptarë që për të tërhequr vëmendjen nga një problem jashtëzakonisht i rëndë, që është ai i mungesës së preparateve për personat e prekur nga sëmundje tumorale paraqesin mjekët si koka turku dhe paraqesin mjekët si fajtorë të vërtetë.
Ata mjekë që janë ndaluar nga policia, të cilëve i është vendosur masa detyrim paraqitje, nëse dalin  para gjykatës dhe gjenden fajtor, të marrin dënimin që meritojnë. Askush nuk i mbron nëse marrin dënim në përputhje me atë që parashikon ligji.
Por të përdoret kjo situatë për të tërhequr vëmendjen nga përgjegjësitë që në radhë të parë janë të Ministrisë së Shëndetësisë, drejtorisë së QSUT-së që i kanë lënë pacientët pa medikamente dhe i kanë lënë pacientët pa preparate dhe aparatura të radioterapisë kjo është kriminale”, u shpreh ai.
Burimi