Skandali i mbetjeve toksike, Balluku e gjen fajtorin tek mediat: Mos e bëni pis Portin e Durrësit
Zëvendëskryeministrja Belinda Ballu ka folur sot për herë të parë sot për skandalin e 800-ton mbetjeve toksike të cilat u kapën në Tajlandë.
Opozita akuzon autoritetet shtetërore se po përpiqen të fshehin ngjarjen, kujtojmë deklaratat e Ministrisë së Mjedisit, Drejtorisë së Doganave dhe Portit të Durrësit të cilat hidhen ‘degë më degë’ për ta lënë fajin jetim.
Të gjitha deklaratat e institucioneve shtetërore duket se janë të dirigjuara në deklaratët e tyre nga zyra e kryeministrisë, nga ku doli edhe Balluku e cila sot bëri një përpjekje për ta zvogëluar skandalin në një çështje konkurence.
“Nuk është asgjë e re, sigurisht ka edhe ekspertë të tranzitit të mbetjeve toksike. Autoriteti potual i Durrësit nuk ka asnjë lidhje me këtë proces. Janë procesuar nga një koncesionar që operon në Portin e Durrësit. Atutoriteti portuar dhe koncensionari që ka kryet transportin janë dy entitete konkurente”,- tha Balluku.
Gazetarët e pyetën Ballukun për skandalin dhe ligjin e mazhorancës për ligjin e mbetjeve, kur mazhoranca kishte deklaruar se e kishte siguruar kontrollin në Portin e Durrësit.
Balluku këmbënguli përsëri në pafajësinë e Portit të Durrësit (në varësi të saj) duke sulmuar mediat se po bën ‘pis’ portin e Durrësit, kur dihet nga të gjithë se ky port është kthyer në një autostradë të trafikut kombëtar e ndërkombëtar.
“Ke ardhur me një pyetje të përgatitur, edhe njëherë për ata që kanë bërë pyetjen, autoriteti portual i Durrësit nuk ka as tagër, as ekspertizë që të kontrollojë çdo kontenier se çfarë përmban. Nuk besoj se mbetet te media që të bëhet pis Porti i Durrësit, përqëndrohuni te koncensionari”, tha Balluku.
Burimi