Situata e gripit dhe virozave, Brataj: Ja kur duhet të shqetësoheni

Situata e gripit dhe virozave, Brataj: Ja kur duhet të shqetësoheni

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se në Shqipëri po dominon gripi, duke shtuar se brenda janarit do të kemi edhe kulmin e kurbës së përhapjes së rasteve.
Brataj tha se përveç gripit kemi edhe virozat e tjera, përfshi këtu edhe rastet me Covid. Brataj tha se nga viti 2021 kemi një rënie të virozave.
“E kemi ditur këtë valë gripi, referuar rasteve në vendet që kaluan dimrin, si në Australi apo Brazil. Në këtë moment ajo që ndodhi me gripin në 2020-2021, kur dominoi Covid, sot dominon gripi, pork jo s’do të thotë se Covid nuk do të jetë present. Epidemiologjia na tregon se Covid do të vijojë, por është shumë më i dobët se sa ishte”, tha Brataj në emisionin “Kjo Javë”.
Ai tha se nuk ka pse të ketë alarm, por u shpreh se simptomat e fazës së parë si temperaturë, dhimbje muskujsh, nuk janë shqetësuese. Brataj tha se shqetësimi duhet të nisë nëse kemi një rikthim të simptomave, apo në rastin e fëmijëve të vegjël një ndryshim të mukozave, nga e kuqe në blu, rastet kur kemi vështirësi në frymëmarrje apo kur frymëmarrja bëhet e shpejtë.
“Kolla në fazën e parë është një mekanizëm mbrojtës. Kur jemi në fazën e parë kemi një kollë të thatë, por nëse kemi një kollë që zgjat mbi 3 javë, atëherë pacienti duhet ti drejtohet një mjeku”, tha Brataj.
Ai ka këshilluar të prekurit nga gripi apo virozat që gjatë 4-5 ditëve duhet të qëndrojnë në ambientet e ngrohta, të ajrosura herë pas here, dhe jo të dalin sapo ndjehen mirë, apo t’i drejtohen spitaleve për serume. “Në ditët e para duhet të përdoret një anti-inflamator”, tha Brataj.
Burimi