Situata e Covid, Alimehmeti: Ja dy faktorët që zbusin situatën
👁259
Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha në një intervistë për Euronews Albania se situata nga COVID-19 në vend nuk është shqetësuese si dikur.
Sipas tij, imuniteti kolektiv i fituar dhe problematika e reduktuar e variantit të ri që po qarkullon aktualisht e bëjnë më të lehtë situatën.
“Imuniteti kolektiv është masë mbrojtëse kolektive jo individuale dhe nuk është garanci. Në SHBA raportohen vetëm 18 për qind të popullatës të mbuluar me vaksinë, por kanë 50 për qind më pak shtrime në spital për shkak të imunitetit kolektiv.
Varianti që qarkullon aktualisht është omicron dhe sjell një problematikë shumë më të reduktuar në rrugët e frymëmarrjes. Për këto dy arsye jemi në këto situatë por siguria e plotë nuk ndodh asnjëherë”, tha mjeku.
Burimi