Si të shpëtoni nga stresi, sipas ekspertëve

Si të shpëtoni nga stresi, sipas ekspertëve

Stresi është pjesë e përditshmërisë së secilit prej nesh. Shumica e këshillave për ta menaxhuar përfshijnë frymëmarrjen e thellë, ecjet apo meditimin, por a nuk duken shpesh monotone? Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë më argëtuese dhe efektive për të larguar stresin, gjetja e një hobi të ri është përgjigjja! Sipas psikologëve, të kesh një hobi jo vetëm që ndihmon mendjen të çlodhet, por gjithashtu rrit vetëbesimin dhe krijon hapësira për lidhje sociale.
Pse të paturit e një hobi është kaq efektiv për largimin e stresit?
Një hobi është një veprimtari që bëni për qejf, pa presion apo pritshmëri për të fituar para. Ekspertët thonë se kur angazhohesh në një hobi, përqendrohesh vetëm te ajo gjë, duke larguar mendjen nga shqetësimet. Si rezultat, niveli i kortizolit, hormoni i stresit, bie ndjeshëm.

Psikologia Dr. Alexandra Stratyner thekson: “Një hobi që ju e shijoni jo vetëm që ndihmon në menaxhimin e stresit, por ofron edhe një ndjenjë qëllimi dhe motivimi.” Pra, nëse jeni duke u përmirësuar në një aktivitet, kjo rrit vetëbesimin tuaj dhe ju bën të ndiheni më të vlefshëm.
Cilët hobi janë më të dobishëm për shëndetin mendor?
Krijimtaria: Artet si vizatimi, fotografia, ose qëndisja janë fantastike për të çliruar mendjen nga shqetësimet.
Fizike: Yoga, kopshtaria ose vallëzimi kombinojnë çlodhjen me lëvizjet fizike, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Aktivitetet sociale: Hobet që përfshijnë aktivitete me njerëz të tjerë, si grupe leximi apo sportet në ekip, ju ndihmojnë të ndërtoni lidhje dhe të luftoni ndjenjën e vetmisë.
S’më del koha! Si ta filloj një hobi?
Nëse mendoni se nuk keni kohë për një hobi, filloni me hapa të vegjël:
1.Dedikoni vetëm 15 minuta në ditë për diçka që ju pëlqen.
2.Zëvendësoni kohën e shpenzuar duke parë rrjetet sociale me një aktivitet më produktiv.
3.Vendosni hobin tuaj në kalendar, njësoj siç bëni për takimet e rëndësishme.
4.Përfshini familjen ose miqtë për ta kthyer aktivitetin në një eksperiencë të përbashkët.
Një hobi është më shumë se një kalim kohe; është një investim në shëndetin tuaj mendor dhe emocional. Mos kini frikë të provoni diçka të re, edhe nëse fillimisht duket e pazakontë për ju. Zgjidhni një aktivitet që ju sjell kënaqësi dhe praktikojeni me durim. Do të shihni që, krahas stresit të reduktuar, do të ndiheni më të motivuar dhe të lumtur. Çfarë hobi do të zgjidhnit për të bërë jetën më pak stresuese dhe më argëtuese?
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente