Si të rinojmë lëkurën pas të 40-tave

Si të rinojmë lëkurën pas të 40-tave

Lëkura konsiderohet si organi më i madh i trupit, ndaj që nga këtu kujdesi për lëkurën fillon e bëhet kompleks.
Dihet që gjatë viteve elasticiteti i saj humbet e për rrjedhojë përballeni me lëkurën e varur apo rrudhat.
Fytyra mund të themi që është pjesa më delikate, ku pas moshes 25 vjeç proçesi i rigjenerimit ndalon.
Kjo ndihet menjëherëpasi kaloni të 30-at dhe shumë më shumë rreth të 40-tave.
Dëshira për të pasur një trup, lëkurë apo fytyrë që përcjell shëndet është prezente tek të gjithë, ndaj sot do ju sugjerojmë disa mënyra se si mund ta bëni këtë.
Pasrtimi
Pastrimi rrenësor i lëkurës është çelësi i shëndetit dhe bukurisë së saj.
Me këtë proces sa të nevojshëm aq edhe të lehtë do të largoni nga fytyra juaj përveç papastertive edhe shume vite.
Sapo të zgjoheni, kujdesuni që të pastroni mirë fytyren me ujë të bollshëm dhe detergjent të posaçem për tipin e lëkurës tuaj.
Këtë bëjeni çdo mëngjes dhe çdo darkë.
Hidratohuni
Uji është elementi kyç për çdo funksion të trupit.
Një burim energjie dhe shëndeti për trupin që shpeshherë neglizhohet.
Ndikimi i tij fillon që nga lëkura e shëndetshme e deri tek shëndeti i mirë i organeve të brëndshme.
Mjekët këshillojne të pini rreth 8 gota në ditë.
Një aspekt tjetër i hidratimit, është edhe ai i hidratimit të lëkurës me kremra të ndryshëm.
Mbrohuni nga Dielli
Pas moshes 40 – 50 vjeç pas periudhes së menopauzes lëkura bëhet gjithnjë e më shumë e ndjeshme ndaj diellit.
Kështu shtohen njollat bashkë me rrudhat duke ju bërë të dukeni më të mëdhenj në moshë.
Gjithnjë përdorni krem mbrojtës kur dilni jashtë në diell edhe gjatë periudhës së dimrit, pasi rrezet e dëmshme e prekin gjithnjë lëkurën e pambrojtur.
Burimi