Si ta përdorni xhelin e aloe verës kundër djegieve në shtëpi
Atë mund ta vendosni direkt në zonën e djegur ose ta përzieni me përbërës të tjerë të kuzhinës.
Më poshtë do të mësoni për mënyrat më të mira të përdorimit të xhelit të aloe verës kundër djegieve.
Direkt në lëkurë
Mbajeni zonën e djegur të lëkurës nën ujë të ftohtë e të rrjedhshëm për 10-15 minuta.
Më pas lyejeni zonën me xhelin e aloe verës, që e merrni direkt nga gjethja e prerë.
Pas pesë minutash vendosni një shtresë të dytë dhe pas 10 minutash një shtresë të tretë të xhelit.
Përzierja me mjaltë
Mjalti njihet për aftësitë shëruese dhe qetësuese të djegieve.
Ai lufton inflamacionin dhe bakteret.
Përzieni çerek filxhani çaji me mjaltë, një lugë gjelle me xhel aloe vera dhe një lugë gjelle me vaj arre kokosi.
Përpara aplikimit lyejeni pak lëkurën me një napë të lagur me uthull molle që të rikthehet ekuilibri i i pehashit të lëkurës.
Përzierja me lavandë
Vaji i lavandës ndihmon në qetësimin dhe shërimin e zonës së djegur.
Përzieni një lugë gjelle me xhel aloe vera me 10 pika vaj esencial lavande.
Pasi ta keni përzier, aplikojeni rregullisht në lëkurë.
Përzierja me vajin e lule kumakut
Vaji i Lule Kumakut qetëson lëkurën e djegur dhe përshpejton shërimin.
Përzieni 6 pika me vaj lule kumaku, 10 ml vaj ulliri, 10 ml glicerinë, 20 ml lëng aloe vera.
Aplikojeni masën e krijuar në lëkurë rregullisht.
Përbërësit gjenden në farmaci.
Përzierja me vajin e arrës Së kokosit
Vaji i arrës së kokosit ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
Përzieni dy lugë gjelle me xhel aloe vera, një lugë gjelle me shafran indie, një lugë gjelle me mjaltë dhe gjysëm filxhani çaji me vajin e arrës së kokosit.
Përziejini përbërësit së bashku dhe masën e përfituar vendoseni në zonën e djegur.
/AgroWeb/
Burimi