Si ta mbash ankthin nën kontroll gjatë natës?
Ankthi shoqërohet me ndjenja të frikshme që trondisin të gjithë organizmin deri në qelizë. Ndonëse ndjesia e të qenit të pashpresë është e madhe, ka disa kura natyrale që ndihmojnë në shuarjen e ankthit.
Çfarë duhet të bëni për të mbajtur ankthin nën kontroll?
Një studim ka zbuluar se nëse një individ që vuan nga ankthi, ka të paktën një person tek i cili gjen sigurinë emocionale, por edhe që ndihmon mirëqenien e tij, ka më shumë shanse të ketë një shëndet të shkëlqyer mendor.
Sipas studimit, izolimi social nxit dhe përkeqëson ankthin dhe simptomat e tij. Njerëzit që kanë raporte të ngushta dhe të forta me anëtarët e familjes apo shoqërinë, e kanë më të lehtë të fitojnë vetëbesimin dhe të shpëtojnë prej ankthit.
Terapia e aromave
Aroma si ajo e livandos, kamomilit dhe trëndafilit ju vijnë në ndihmë. Këto aroma mund t’i gjeni në formën e vajrave esencialë të cilat mund t’i nuhasni ose të fërkoni zona të trupit, kryesisht qafën.
Ekspertët mendojnë se këto aroma dërgojnë mesazhe kimike në tru, të cilat ndikojnë për mirë tek humori dhe emocionet.
Gjumi
Gjumi furnizon trurin me energji dhe përmirëson humorin dhe përqendrimin. Nëse flini mjaftueshëm do të jeni më pak të prekur nga ankthi. Kujdesuni që të flini të paktën 7 deri në 9 orë në ditë.
Përpiquni t’i përmbaheni një orari të caktuar gjumi dhe zgjimi. Dhoma e gjumit duhet të jetë e ngrohtë, në errësirë dhe pa zhurma.
Aktiviteti fizik përmirëson gjumin, për sa kohë ushtroheni në mëngjes ose pasdite.
Burimi