Shtyhet seanca për Berishën në Gjykatën e Posaçme, avokati: Po na kërkojnë lekë…
Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme
Avokati i ish-kryeministrit u shpreh se gjykata i ka vendosur kusht pagesën për marrjen e akteve të dosjes, duke theksuar se “duan të zvarrisin procesin”.
Përfaqësuesi ligjor Genc Gjokutaj u shpreh se i kanë të domosdoshme aktet e dosjes dhe se nuk mund t’u mohohen.
“U çel seanca. Ne në dispozicion kishim informacionin dy mujor të hetimeve të SPAK, për të cilën jemi shprehur, pasi ne e kemi parë. Ky informacion mbështetet mbi një bazë dokumentare që ne nuk e disponojmë. Kolegu ka ardhur në Gjykatë dhe i kanë vendosur kusht që aktet të merren kundrejt pagesës. Ky nuk është problem dëshire për të mos paguar, por është problem standardi, sepse sipas ligjit, shpenzimet gjyqësore vendosen në fund të gjykimit, kanë edhe praktikën e Beqajt që i kanë dhënë aktet.
Ne i kemi të domosdoshme dhe nuk mund të na mohohen. Pse ka gabuar gjykata? Rruga e zvarritjes, bën atë që thotë SPAK, duan ta mbajnë këtë çështje”, u shpreh ai.
Burimi