
Shtyhet përsëri gjyqi për deputetin Salianji, çfarë kërkuan avokatët
👁878
Gjykata e Apelit ka vendosur shtyrjen e gjyqit ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji pas kërkesës së avokatëve së deputetit.
Me kërkesë të Salianjit, avokati Ledio Braho nuk është me mbrojtës ligjor i tij, ndërsa ka firmosur prokurë për t’u përfaqësuar nga avokatët Marash Logu e Redi Ramaj.
Avokati Redi Ramaj ka kërkuar që gjykata t’u japë kohë të mjaftueshme që të njihen me aktet e dosjes ‘Babale’, pasi ata sot kanë marrë prokurën që të përfaqësojnë deputetin Salianji në gjyq.
Seanca e radhës është vendosur zhvillohet me datë 25 korrik ora 10.00.
Burimi