Shtyhet mbërritja e refugjatëve në Lezhë, ambasadori italian: Ende pa datë
👁1106
Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci tha këtë të enjte se nuk ka ende një datë se kur refugjatët do të vendosen në kampin në Gjadër, sipas marrëveshjes Rama-Meloni.
Kryeministrja italiane deklaroi gjatë vizitës aty në Qershor, se me datë 1 gusht do të vinin emigrantët e parë, por kampi nuk është akoma gati.
Ambasadori italian tha nga Gjadri se shtyrja e emigrantëve u bë për shkak të temperaturave të larta.
“Kampi në Gjadër brenda pak javësh do të jetë gati, nuk ka asnjë datë të saktë. Ka ardhur personel nga Ministria e Drejtësisë, mjekë dhe infermierë. Kanë ardhur policë, karabinierë dhe efektivët e GdF nga Italia”, u shpreh Bucci.
Burimi