Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Mediu, ja kur do të mbahet seanca

Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Mediu, ja kur do të mbahet seanca

Shtyhet sërish seanca për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen “Gërdeci”.
Seanca ishte parashikuar që të nisë në orën 09:00. Mediu nuk ishte i pranishëm në gjyq. Ndërkohë seanca e radhës do mbahet më 11 shtator.
Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës ka qene avokati i Fatmir Mediut i cili kërkoi kohë të njihen me përgjigjet e 5 ekspertëve për 113 pyetjet.
Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen “Gërdeci”, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.  Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.
Kujtojmë se deri më tani janë zhvilluar 6 seanca, por janë shtyrë. Seanca e fundit ishte më 17 korrik.
 
Burimi