“Shteti Bektashi”/ Shoqatat Islame protestë para Komuniteti Mysliman

“Shteti Bektashi”/ Shoqatat Islame protestë para Komuniteti Mysliman

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi” ka ngjallur reagimin e disa shoqatave fetare dhe shoqërisë civile.
Një grup shoqatash islame si  Mexhlis, TUMED, Thirrja në Mirësi, Unioni Shqiptar i Teologeve dhe Palestina e Lirë po protestojnë sot në orën 17:00 para Komunitetit Musliman nën sloganin “Jo në emrin tim”.
Protestuesit mbajnë në duar pankartat ku shkruhet shqip dhe anglisht  “Jo në emrin tim” ndërsa thërrasin “Stop marrëveshjes me genocidin”.
Në protestë fokusi është tek propozimi i fundit për ngritjen e një shteti islam bektashian brenda Shqipërisë, si dhe do të dënohet edhe takimi i nënkryetarit të Komunitetit Musliman me presidentin e Izraelit, Isack Herzog, gjatë vizitës në vendin tonë më 12 shtator.
“Në Palestinë po kryhet gjenocid. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman dhe kryeministri i Shqipërisë presin dhe mbështesin presidentin e shtetit gjenocidal” shkruhej në njoftimin paraprak.
Në protestë pjesëmarrja është e vogël ndërsa vihet re dhe prezencë e policisë.
Burimi