“Shtet bektashi”, Berisha thirrje besimtarëve: Nuk e ka për ju, Rama  e do për interesat e tij

“Shtet bektashi”, Berisha thirrje besimtarëve: Nuk e ka për ju, Rama e do për interesat e tij

Pasi nga kryeministri Edi Rama u hodh ideja e krijimit të një shteti bektashi në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje besimtarëve bektashinj të tregojnë kujdes me këtë iniciativë.
Sipas Berishës, nisma është për vetë Ramën dhe jo për besimtarët, pasi kërkon të largojë vëmendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet dhe qëndrimet antishqiptare.
“Edi Rama këto kohë për të mundur të maskojë lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për të maskuar vjedhjet e mëdha të shqiptarëve, për të maskuar zbrazjen e Shqipërisë, vendosi si maskë kaukën e shenjtë të Bektashiut, në të cilën fle shpirti i Baba Aliut.
Me këtë rast garantoj miqtë e mi bektashinj kudo që janë, se nuk e ka për ata, por e ka për veten e tij, prandaj kujdes.
E ka për sulltanatin e Surrelit.
E ka të largojë mendjen e qytetarëve nga të zezat që shpërthejnë çdo ditë në këtë vend, nga mashtrimet, nga qëndrimet anti shqiptare”, u shpreh Berisha.
Burimi