
Shtanget Vllaznia, Bylis merr 3 pikë të ‘arta’ për mbijetesën
👁1414
Bylisi ka fituar 1-0 përballë Vllaznisë në Ballsh. Golin e vetëm të sfidës së vlefshme për javën e 15-të të Superiores e shënoi Malomo.
Ishte minuta e 10-të e takimit që nisi në orën 13:30, kur Malomo tundi rrjetën e portierit Qarri.
Vllaznia pati rastet e saj për barazimin, por nuk ia doli për shkak dhe të paraqitjes pozitive nga portieri Hasanbelli.
Pas këtij rezultati, Bylisi parakalon Laçin duke e lënë në vendin e fundit.
Me këtë fitore, Bylis i largohet fundit të renditjes dhe mban vendin e nëntë me 13 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e dytë me 25 pikë.
Burimi