Shqiptarit i zihet pritë, qëllohet me tre plumba në Itali

Shqiptarit i zihet pritë, qëllohet me tre plumba në Itali

Një shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi i është zënë pritë dhe më pas u qëllua me 3 plumba.
Ngjarja ka ndodhur në Cascina, Toskana, itali.
Sipas të dhënave të policisë italiane, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa shqiptari 35-vjeçar është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Nga hetimet e policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh mes grupeve, edhe pse 35-vjeçari është pa precedentë penalë.
Ai është qëlluar tre herë me një pistoletë të kalibrit të vogël dhe ka marrë plagë në duar, në këmbë dhe në anë të trupit.
Atentatori u zhduk pas të shtënave që ndodhën pak pas orës 20:00. Policia po heton për të gjetur identitetin e tij.
 
Burimi