
Shpërthim i fuqishëm në portin e Sarandës, një i plagosur rëndë
👁2696
Shpërthim i fuqishëm në portin e Sarandës. Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje. Konfirmohet një person i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në një gomone të vogël në radë, 100 metra nga Porti. Dyshohet se ka shpërthyer bombola e oksigjenit të një personi që do kryente zhytje, i cili është plagosur.
Në gomone kanë qenë dy persona, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar nga ambulance për në spital.
Policia dhe ambulanca janë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet gjendja e të plagosurit.
Burimi