Shpërndanin kokainë dhe kanabis në Dibër, 1 në pranga dhe 5 të proceduar
Një person ka rënë në pranga dhe një pesë të tjerë janë proceduar penalisht për shpërndarje të lëndëve narkotike gjatë një operacioni të zhvilluar në Dibër.
Në pranga ka rënë një 27-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabisi e ndarë në doza. Gjithashtu ka nisur procedimi penal për pasagjerët që udhëtonin me 27-vjeçarin për veprën penale “moskallëzim krimi”.
U procedua gjithashtu edhe një 37 vjeçar pasi gatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
Njoftimi
Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Dibër, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në disa automjete dhe shtetas, që lëviznin në aksin rrugor “Bulqizë-Tiranë”.
Si rezultat i kontrolleve, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M.Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolit në automjetin që ky shtetas drejtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabisi e ndarë në doza.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për pasagjerët që udhëtonin me 27 vjecarin, konkretisht shtetasit M.A.; M.Ç.; B.H.; E.V.; të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallzimi i krimit”.
-Po nga këto shërbime, nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
Burimi