Shiste kanabis në lokalet e natës, arrestohet shtetasi grek në Vlorë

Shiste kanabis në lokalet e natës, arrestohet shtetasi grek në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar grek pasi në banesë iu gjet kanabis e ndarë në doza.
Pas informacioneve të marra se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, autoritetet kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin grek 27 vjeç, Dionysis Matis, banues në Gjermani.
Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në qytetin e Vlorës.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Burimi