Sherr mes tre personave në Bulqizë! Polici ndërhyn për t’i ndarë, por dhunohet nga 33-vjeçari

Sherr mes tre personave në Bulqizë! Polici ndërhyn për t’i ndarë, por dhunohet nga 33-vjeçari

Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se një 33-vjeçar u konfliktua për motive të dobëta me një 34-vjeçar dhe një 31-vjeçare.
Teksa një punonjës i policisë ndërhyri për të parandaluar konfliktin, 33-vjeçari e goditi ku për pasojë edhe u arrestua.
Njoftimi
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Re në Bulqizë po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultuar se shtetasi Halit Hasani, 33 vjeç, banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasin K.Ç., 34 vjeç dhe shtetasen L.Ç., 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar konfliktin, ku gjatë ndërhyrjes për shoqërimin e personave në komisariat, shtetasi Hasani, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.
Në përfundim të veprimeve të kryera, shtetasi H.H., u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Goditja për shkak të detyrës” si dhe filloi procedimi penal për shtetasin K.Ç., dhe shtetasen L.Ç., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”
Burimi