Sekreti vdekjeprurës i qitros
Qitroja është një nga frutat më të çuditshme. Gjithçka e lidhur me të, nga origjina e deri te emërtimi është një mister. Shija e frutit është thuajse e hidhur ndëra popullariteti i tij shpërtheu gjatë shekullit XX.
Shija nuk është e pëlqyeshme nga kushdo sepse disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj naringinës, përbërësit të hidhur që është mbizotërues te qitroja. Shpeshherë disa njerëz e spërkasin me sheqer për të zbutur shijen, por sipas studimeve të fundit kripa është më efektive për të stabilizuar hidhësirën.
Qitroja renditet si një prej frutave të shëndetshme, është një burim i mirë i vitaminave A dhe C, mund të ulë kolesterolin, të ndihmojë me humbjen e peshës, parandalon infarktin madje edhe ndihmon në luftimin e kancerit.
Por fakti që qitroja është e pasur me lipide është edhe ana e saj e errët. Konsumimi i një qitroje ose një gotë prej lëngut të saj ka efekte anësore si mosfunkisonimi i veshkave kur kombinohet me mjekime të përditshme, përfshirë disa antibiotikë dhe ilaçe për zemrën.
Falë përqindjes së lartë të furanokumarinave, molekulave që bllokojnë enzimat e prodhuara nga zorrët për të shpërbërë ilaçet që hyjnë në organizëm, qitroja rrit sasinë e një medikamenti që futet në qarkullimin e gjakut.
David Bailey, shkencëtari që publikoi në 2013 këtë zbulim të tij, numëronte asokohe 85 medikamente që bëjnë reaksion me qitron. Sot ai thotë se numri i tyre shkon në qindra. Shkencëtari shprehet se disa njerëz nuk preken, por për të tjerë në gotë lëng qitroje është e barasvlefshme me 10 pilula.
Fatmirësisht, një varietet i qitros i quajtur UF-914 është krijuar nga shkencëtarët për personat që marrin mjekime për zemrën që reagojnë ndaj frutit. Ata shpresojnë se së shpejti ky varietet do mund të mbillet masivisht.
Burimi