Seanca në parlament për votimin e ministrave të rinj, PD: Ende nuk kemi asnjë njoftim

Seanca në parlament për votimin e ministrave të rinj, PD: Ende nuk kemi asnjë njoftim

Pas ndryshimeve në qeveri dhe dekretimi i tyre nga Presidenti i Republikës, sot Parlamenti do të votojë për emërimin e ministrave të tij.
Por përmes një reagimi zyrtar, Partia Demokratike deklaron se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë seancë parlamentare të jashtëzakonshme ku do të votohen ministrat e rinj të Edi Ramës.
Në reagim theksohet se njoftimet për seanca bëhen 48 orë përpara mbledhjes, por ende asgjë nuk i është njoftuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Reagimi i grupit parlamentar të PD:
Të nderuar kolegë gazetarë,
Në përgjigje të interesit tuaj për pjesëmarrjen apo jo të grupit parlamentar të PD në një seancë të supozuar parlamentare sot pasdite, ju bëj me dije që edhe pse jemi në mesditë ende deri në këtë moment, grupi parlamentar i PD nuk ka asnjë njoftim zyrtar për zhvillimin e ndonjë seance plenare.
Urdhri për thirrjen e seancës plenare, rendi i ditës, kërkesa për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, apo materialet për mbledhjen e Kuvendit, që si rregull njoftohen 48 orë përpara mbledhjes, ende nuk i janë njoftuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Faleminderit
 
Burimi