Salianji: Shumë shpejt, protestë kombëtare deri në qeveri teknike
Deputeti i PD, Ervin Salianji në një intervistë televizive se Partia Demokratike kërkon qeveri teknike, me qëllim që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.
Salianji bëri me dije se shumë shpejt do të ketë protestë kombëtare deri në arritjen e objektivit të opozitës që është formimi i qeverisë teknike.
“Nëse i marrim emër për emër drejtuesit e qarqeve, funksionarët e PS kanë akuza mbi shpinë. Drejtuesit e PS në qarqe janë njerëz të akuzuar për afera të ndryshme. Do të ketë valë protestash, derisa të arrihet që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Qeveria teknike është mekanizëm, për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Jo qeveria që merret me zgjedhjet, pse shqetësohet Rama?
Në 2017 nuk ka pasur qeveri teknike, por bashkëqeverisje, ka qenë një gafë e madhe e PD. Ata në PS e ngrenë në qiell Edi Ramën, i thonë dhe Zeus, i thonë dhe Skënderbe. Është më e lehtë për PS që të pranojë qeveri kujdestare deri në zgjedhje, ku pastaj kush parti fiton, krijon qeverinë. Protesta e parë kombëtare do të mbahet shumë shpejt. Do provojmë të gjitha format e mosbindjes civile deri në pasjen e qeverisë teknike”, tha Salianji për News24.
Burimi