Salianji reagon nga qelia: Burgosja politike, forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës

Salianji reagon nga qelia: Burgosja politike, forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar nga qelia lidhur me qëndrimet e mazhorancës me deputetët e opozitës.
Nga burgu politik i Fierit, Salianji shprehet se shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike, është hipokrizi neveritëse.
“Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësinë e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima. Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eliminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjësuar të drejtat”, shton deputeti në një letër dorëzuar avokatit në orën 13:45, sipas zyrës së shtypit pranë Partisë Demokratike.
“Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës. Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik”, përfundon Salianji, deputeti i burgosur politik nga regjimi Rama, vetëm se denoncoi publikisht vëllanë trafikant të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Burimi