Safet Gjici lë qelinë, shtrohet me urgjencë në spital

Safet Gjici lë qelinë, shtrohet me urgjencë në spital

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, është shtruar në spital. Mësohet se prej disa ditësh ai ka dalë nga qelia dhe është shtruar në një spital privat në vend, pasi ka pasur shqetësime shëndetësore.
Sipas informacioneve, ai ndodhet në repartin e Patologjisë dhe kjo ka bërë që në spital të ketë forca të shtura policore. Ende nuk dihet fiks se nga çfarë vuan Gjici.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi më 7 shkurt, deklarimin fajtor të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës” lidhur me aferën seksuale në zyrën e tij dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet heqje lirie.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor 2023, pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.
Burimi