Rrëzohet interpelanca me kryeministrin, Bardhi-Nikollës: Po refuzoni çdo kërkesë të opozitës

Rrëzohet interpelanca me kryeministrin, Bardhi-Nikollës: Po refuzoni çdo kërkesë të opozitës

Kuvendi rrëzoi interpelancën e kërkuar nga opozita për interpelancë me kryeministrin Edi Rama.
Kreu i Grupit parlamentar Gazment Bardhi tha se kryeparlamentarja Nikolla po shkel Kushtetutën pasi çdo kërkesë e opozitës për interpelancë me kreun e shtetit, refuzohet.
”Po ta shihni gjatë të gjithë kësaj periudhe, sa herë deputetet për shkak të një vendimi të një frikacaku që flet vetëm me veten por s’ka guxim të vijë e të përballet me opozitën, ju refuzoni çdo interpelancë me kryeministrit. Kjo shkel Kushtetutën, jeni aty jo për t’i shërbyer kryeministrit. Kur jeni betuar në Kushtetutë keni thënë se do mbroni më shumë të drejtat e opozitës së të mazhorancë. Tani keni bërë traditë në mënyrë arbitrare e kundraligjshme të refuzoni çdo kërkesë për interpelancë. Asnjë kërkesë për informacion.
Asnjë kërkesë për informacion anëtarët e kabinetit qeveritar nuk kthen përgjigje, unë kam dy muaj që nuk njoh ministrin e financave. Ai nuk vjen as në seancë as del në takime publike dhe nuk kthen as përgjigje shkresave, e në këtë moment ndërhyn kryetarja e kuvendit që ministri të kthejë përgjigje.
Në mënyrë krejtësisht etike po ju kërkoj të hiqni dorë nga sjellja provokuese ndaj opozitës, jemi këtu nga votat e qytetarëve dhe duhet të respektoni zgjedhjet e tyre.”, tha Bardhi.
Deputeti demokrat Asllan Dogjani, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka dhënë arsyet pse ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama.
Ai u shpreh se në Tiranë janë zaptuar të gjitha hapësirat publike dhe nga kryeministri kërkon që me autoritetin e tij të ndërhyjë për zbatimin e ligjit.
“Nuk është hera e parë që kryeministri nuk i përgjigje kërkesave për interpelance, due  përdorur parlamentin si bahçen e tij. E kuptoj që kryeministri është i stërfolur nga skandale e përditshme, dhe ka zgjedhur rrugën për t’u fshehur, por qytetaret e Tiranës kërkojnë të zbatohet ligji.
Ne emër të banorëve të njësisë 9 kam denoncuar disa herë zaptimin dhe vjedhjen e pronën publike nga Ilirjan Cela dhe djali itij që punon në doganën e Tiranës.
Kam denoncuar mos sundimin e ligjit. I kam dorëzuar një dosje zv/kryeministres sesi vidhet prona publike, ish kopshti 33. Kam komunikuar me Ballën që ka parë vetë sesi përdoret në mënyrë të paligjshme, e destinuar për kopsht dhe lulishte.
Pas denoncimeve që kam bërë, jam informuar dhe nga qytetarë të tjerë  që pothuajse në të gjithë Tiranën janë uzurpuar hapësirat publike. Kanë lënë vendin pa lulishte, ndaj përfundojnë në spital njerëzit me kancer.
Mosfunksionimi i institucioneve ka bërë që të zgjidhen vetëgjyqësish, ndaj kemi kaq vrasje.
Ne nuk po themi të marrim armët, por këtu gjërat do të zgjidhen vetëgjyqësish. Mos hajdeni pastaj. Dua t’i them kryeministrit, se deri tani nuk ka funksionuar asnjë institucion. Ndërhyni me autoritetin tuaj ndaj institucioneve që të reagojnë kohë. Ndërhyni për zbatimin e ligjit, nuk kërkojmë asgjë tjetër”, tha Dogjani.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente