
Rrëfimi disa orë para arrestimit/ Salianji: Do të shkoj vetë në polici
👁509
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një interviste me ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV ka treguar se vendimi politik i dhene ndaj tij me urdher te Edi Rames, do të zbatohet menjëherë.
Gjatë bisedës, Salianji është shprehur se, në dijeni të tij, policia nesër do të zbatojë vendimin e prokurorisë për ndalimin e tij, por deputeti i PD-së, u shpreh se do të shkojë vetë në polici.
“Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet.
Por do tyë jem vetë që do të shkoj’, tha Ervin Salianji.