Ronaldo kontratë martesore me Xhorxhinën/ Nëse ndahet duhet t’i paguajë 100 mijë euro në muaj

Ronaldo kontratë martesore me Xhorxhinën/ Nëse ndahet duhet t’i paguajë 100 mijë euro në muaj

Superylli i futbollit Kristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Xhorxhina Rodrigez, janë një nga çiftet e më të komentuara në botën e sportit. Së bashku ata numërojnë mbi 700 milionë ndjekës në “Instagram” dhe vazhdimisht postojnë foto nga jeta e tyre tepër luksoze.
Mirëpo në qoftë se një ditë ata do të ndaheshin kjo do t’i kushtonte shumë shtrenjtë Ronaldos.
Sipas revistës portugeze “TV GUIA”, thuhet se ka një marrëveshje kontraktuale që rregullon bashkëjetesën e tyre.
Për të qenë më të saktë, nëse dashuria e tyre dështon, Ronaldo do të duhej të transferonte një shumë të përjetshme prej gati 100 mijë euro në muaj te Rodrigez.
Ajo do të bëhej edhe pronare e vilës së Ronaldos në Madrid. Prona prej 950 metrash katrorë ndodhet në një parcelë prej 4000 metrash katrorë, Ronaldo e bleu pronën në vitin 2010 për 5 milionë euro. Klauzolat e dashurisë thuhet se janë vendosur menjëherë pas lindjes së vajzës së tyre të parë Alana Martina.
Dyshja janë në në një marrëdhënie që nga viti 2017. Supermodelja dhe ylli botëror u njohën në vitin 2016 në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku ajo punonte si shitëse.
Së bashku ata kanë dy fëmijë. Ronaldo ka gjithashtu djalin Kristiano Xhunior (nënë e panjohur për publikun) dhe binjakët Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate. Një gjë është e qartë: pasuria e Ronaldos vlerësohet në rreth 650 milionë euro. Në klubin e tij aktual Al-Nasr në Arabinë Saudite, ai thuhet se mbledh rreth 200 milionë euro në vit, duke e bërë atë futbollistin më të paguar në botë.
Burimi