Risia kirurgjikale e çelikut që vret bakteret
Një grup shkencëtarësh nga kompania ”Georgia Tech” kanë shpikur një çelik inox antibakterial që nuk ka nevojë të trajtohet me agjentë kimikë apo antibiotikë.
”I mbuluar me gjilpëra të gjata nanoskopike, metali fjalë për fjalë shpon membranën qelizore të baktereve, duke i vrarë ato”, shkruan focus.it.
Për ta bërë çelikun rezistent ndaj baktereve, studiuesit fillimisht e modifikuan atë duke e mbuluar me nanostruktura të ngjashme me gjilpërat e gjata, të cilat shpojnë membranën qelizore të baktereve; ata më pas depozituan jone bakri në sipërfaqe për të përmirësuar vetitë e tij antibakteriale.
Vrasja e baktereve Gram-pozitive (të cilat kanë një membranë qelizore më të depërtueshme) është më e lehtë sesa vrasja e baktereve Gram-negative, të cilat kanë një membranë qelizore të trashë dhe me shumë shtresa.
“Nëse ky lloj bakteri mbetet në sipërfaqe, ai përhapet me shpejtësi”, shpjegon Anuja Tripathi, koordinatore e studimit.
Përdorimi minimal i bakrit e bën metamaterialin të prodhohet me kosto të ulët në një shkallë të gjerë: çeliku antibakterial mund të përdoret veçanërisht në fushën mjeko-kirurgjikale (për gërshërë, pincë ose tavolina operative) dhe në fusha spitalore (nga dorezat e dyerve deri te parmakët e shkallëve), por edhe në industrinë ushqimore (enë dhe kontejnerë), në kuzhinat e restoranteve dhe pse jo edhe në shtëpitë tona.
Burimi