Rishfaqet Arben Ahmetaj, paralajmëron dalje televizive nga arratia

Rishfaqet Arben Ahmetaj, paralajmëron dalje televizive nga arratia

Ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, Armen Ahmetaj, do të flasë sërish nga arratia. Ky fakt është bërë me dije nga gazetari Çim Peka, i cili në rrjetet e tij sociale ka publikuar dy foto ku shihet krah Ahmetajt, duke paralajmëruar kështu intervistën e radhës me ish-zv.kryeministrin.
“Premtimi i mbajtur, po vjen”, shkruan Peka krahas fotove me Ahmetajn, duke njoftuar se intervista do të transmetohet javën që vjen.
Kjo është intervista e dytë e Ahmetajt nga arratia. Më 1 shkurt të këtij viti, në po të njëjtin televizion dhe me po të njëjtin gazetar, Çim Pekën, ish-numri dy i qeverisë deklaroi publikisht se akuzat dhe hetimet ndaj tij janë nisur me indicje politike.

Postimi i Çim Pekes/ Gazetari dhe Arben Ahmetaj

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se prokurorët e SPAK kanë vepruar në bazë të deklaratave të tij.
Arben Ahmetaj prej një viti është shpallur në kërkim nga SPAK dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët.
Nga Zvicra ku ka aplikuar më azil, Ahmetaj ka refuzuar përballjen me drejtësinë shqiptare, duke thënë se procesi dhe provat janë manipuluar, për ta goditur atë politikisht. Ai ka thënë se do të përballet me drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.

Postimi i Çim Pekes/ Gazetari dhe Arben Ahmetaj

Atij me herët i janë sekuestruar 4 apartamente, si dhe dy llogari bankare të cilat arrijnë vlerën 124.300 Euro. Pasuri të cilën dyshohet se e ka përfituar falë marrëdhënies me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, që ndodhen gjithashtu po ashtu në kërkim.
Prokuroria e Posaçme përfundoi në Dhjetor 2023 hetimet dhe çoi në GJKKO dosjen në ngarkim të Arben Ahmetajt lidhur me privatizimin dhe aksionet e shoqërisë “Buka Sh.a”.
Për këtë rast të dytë, ndaj Arben Ahmetaj është ngritur akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë.
Burimi