Rëzohet amendamenti i Bashës/ Deputeti: Po ia fusni vetes

Rëzohet amendamenti i Bashës/ Deputeti: Po ia fusni vetes

Deputeti Lulzim Basha foli pak minuta para vendimit të amendamentit të tij, që parashikonte që në zgjedhjet e ardhshme, partitë politike duhet të shkonin me lista të hapura, i cili u rrëzua me shumicë votash.
“Të nderuar bashkëqytetarë, edhe amendamenti që iu kam paraqitur, ka të njëjtin qëllim si amendamenti i sapo hedhur poshtë i paraqitur nga një grup deputetësh dhe i prezantuar nga Mediu. Me pak fjalë, amendamenti mundëson që forcat politike që kështu dëshirojnë, të garojnë me lista 100% të hapura, siç është aktualisht edhe për pak minuta. Por, më është thjeshtuar goxha puna nga sjellja që sapo pamë e kartonëve në këtë sallë, sepse siç iu thashë paradite, pazari është mbyllur, jo sot. Pazari është mbyllur me 12 shtator të vitit 2021 dhe ka përthithur brenda vetes, pazari i Edi Ramës me Sali Berishën, një nga një shumicën dërrmuese të deputetëve këtu në sallë.
Për të gjitha, pa diskutim. Edhe për kullat, edhe për oligarkët, edhe për mediat. Megjithatë, unë nuk e bëj këtë për asnjë motiv personal. Shifrat flasin vetë, ndaj… nuk e bëj sigurisht as për fatin tuaj personal, edhe pse një pjesë prej jush, kjo do të thotë t’ia fusni vetes dhe do ta hani keq. Dhe për shumëkënd, e keni ‘meritue’. Por në lojë është diçka më e madhe. Dhe këtë që po bëni sot, po çimentoni pushtetin personal të një njeriu të vetëm. S’ka rëndësi se si quhet, quhet Edi Rama. Po çimentoni pushtetin e tij personal, në bashkëpunim dhe me ndihmën e Sali Berishës, jeni nisur t’i dhuroni mandatin e katërt”, tha Basha.
gijotina.com/
Burimi