Replika/ Salianji: Po reagojmë ndaj padrejtësisë që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave!

Replika/ Salianji: Po reagojmë ndaj padrejtësisë që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave!

Deputeti demokrat Ervin Salianji i është përgjigjur deklaratës së kreut të grupit parlamentar socialist Niko Peleshi, i cili më herët gjatë ditës tha se opozita e kaloi vijën e kuqe me reagimin e saj.
Salianji shprehet se opozita po reagon ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave.
“Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat, edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat. Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë. Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar! I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e  kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqiperinë?! Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standardet e drejtësisë. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime”, shprehet Salianji në një reagim dhënë avokatit të tij nga kabina telefonike e burgut të Fierit, sipas zyrës së shtypit të Partisë Demokratike.
“Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie,  ndërkohë që ekspertët e fushës  e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët! Publiku do te dijë; ku janë hetimet për  Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë? Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë? Çfarë shkakton dëm per intersin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda dites per ne Itali?! Nese thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirise dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojne se kjo do të ndalë të vërtetat”, shton Salianji.
“E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që  ne parlament e paralajmeroi në 3 seanca denimin tim politik. Ishte Rama vetë që  dhe pas vendimit,  i doli per zot denimit, duke I dhënë argumenta gjykatës që ende sot nuk po i shpall. E vërteta vonon por nuk harron”, përfundon ai.
Burimi