Rekrutonte eskorta të huaja, arrestohet në Tiranë 35-vjeçarja nga Azerbajxhani
Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Escort”. Në pranga ka rënë një shtetase 35-vjeçare nga Azerbajxhani. Ajo dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, që më pas i shfrytëzonte për prostitucion. Ajo është identifikuar me emrin Aynur Hamidova.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Escort” nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligishme në DVP Tiranë.
Rekrutonte shtetase te huaja të cilat më pas i shfrytëzonte për prostitucion, me anë të një faqeje eskortash që administronte, arrestohet një 35-vjeçare nga Azerbajxhani.
Procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, 4 shtetase prej tyre për ushtrim prostitucioni dhe 1 shtetas për shfrytëzim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e trafiqeve të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escort”.
Në kuadër të këtij operacioni:
– u arrestua shtetasja A. H., 35 vjeçe, nga Azerbajxhani, banuese në Gjeorgji dhe Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Prostitucioni”.
U proceduan në gjendje të lirë:
– për ushtrim prostitucioni shtetaset G. Ç., 40 vjeçe, K. I., 32 vjeçe, S. E., 26 vjeçe, M. H., 26 vjeçe, A. S., 32 vjeçe, banuese përkohësisht në Tiranë;
– për shfrytëzim prostitucioni shtetasi D. A., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasja A. H., dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Turqia dhe Azerbajxhani, dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, autorja e dyshuar me anë të fotove të publikuara në këtë faqe, ushtronte presion ndaj tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.
gijotina.com/
Burimi