Reagim për arrestimet e SPAK? Deputetët nuk i miratojnë anëtarët e KLP dhe KLGJ
Pas seancë maratonë, Kuvendi votoi këtë të enjte për pikat e parashikuara në rendin e ditës.
Megjithatë emrat e përzgjedhur në raundin e dytë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk u miratuan nga deputetët.
Erind Mërkuri e Albens Tabaku për KLGJ dhe Artan Reci e Bledar Bajri për KLP nuk morën dot 84 vota. Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës ligjet dhe rezolutat në rendin e ditës.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” (raundi i dytë) mori 67 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.
Ndërsa, me 65 vota pro, asnjë kundër, 2 abstenim nuk është miratuar as Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Mungesa e votave për anëtarët e KLP dhe KLGJ duket si një reagim politik ndaj arrestimit të papritur të Ilir Beqajt nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë si dhe presion i të djathtëve për lirimin e Berishës.
gijotina.com/
Burimi