Rasti i Pal Trashajt/ Princ Leka: Lufta e heshtur e shumë njerëzve për shkak të borxheve…
Princ Leka ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të disa ditëve më parë në Tiranë, ku Pal Trashaj i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë para ambienteve të SPAK për shkak se kishte humbur pasurinë me mikrokreditë.
Leka, i cili ka postuar dhe një foto me historianin e ndjerë, shkruan se ngjarja nxjerr në në pah luftën e heshtur që shumë njerëz përballen për shkak të borxheve dhe mungesës së mbështetjes.
“Ne vajtojmë humbjen tragjike të historianit Pal Trashaj, jeta e të cilit përfundoi nën peshën e padurueshme të vështirësive financiare. Kjo nxjerr në pah luftën e heshtur që shumë njerëz përballen për shkak të borxheve dhe mungesës së mbështetjes.
Të nderojmë Palin duke avokuar për më shumë mbështetje pë rata që kanë nevojë, duke u siguruar që askush tjetër të mos vuajë në heshtje”, shkruan ai.
Kutojmë se sipas njoftimi të SPAK, Pal Trashaj ishte paraqitur tek oficeri i informacionit dhe kishte kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
Prokuroria vijoi duke sqaruar se ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari kishte dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.
Vetëm pas disa orësh jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga 63-vjeçari.
gijotina.com/
Burimi