Raportimi i SPAK/ Altin Dumani: Mikrokreditë i kemi nën hetim

Raportimi i SPAK/ Altin Dumani: Mikrokreditë i kemi nën hetim

Kreu i prokurorisë së SPAK, Altin Dumani, u pyet nga deputetët në lidhje me skandalin e mikro-kredive ku janë prekur mijëra qytetarë.
“Nuk është një çështje e mos-filluar nga Prokuroria e Posaçme, edhe nga përmbajtja evidentohet si është historia e kallëzimit. E trajtoi fillimisht Prokuroria e Tiranës me kërkesë për pushim dhe iu drejtua gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pushim. Gjykata e Tiranës na thirri si palë dhe prokurori i SPAK nuk është shprehur për pushimin”, u shpreh Dumani.
Altin Dumani foli edhe për nivelet që kanë arritur grupet kriminale shqiptare në trafikun e drogës.
Gazment Bardhi aludoi se kryeministri Rama përmes një personi të tretë i kishte dërguar një mesazh Altin Dumanit për çështjen Xibraka.
Altin Dumani shtoi: “Xibraka është në hetim, lidhur me kryeministrin apo çdo titullar marrëdhëniet e mija janë vetëm institucionale dhe proceduriale”.
SPAK tha Altin Dumani është duke parë mundësinë e hapjeve të zyrave të prokurorisë së posaçme edhe në disa qytete.
Më herët kryeprokurori Olsian Cela në parlament evidentoi Vlorën si qytetin me kriminalitetin më lartë dhe Dibrën më të ultin.
gijotina.com/
Burimi