Raportimi i kreut të SPAK-ut/ Noka i shkon në foltore Dumanit, ndërhyn Garda

Raportimi i kreut të SPAK-ut/ Noka i shkon në foltore Dumanit, ndërhyn Garda

Kjo seancë plenare është përfshirë nga tensione këtë të hënë. Pasi Ermonela Felaj i ndërpreu fjalën Hotit, pasi pyetjet që aj i drejtoi kreut të SPAK, Altin Dumani ishin të ezaeruara.
Deputetët e opozitës protestuan nga vendi, ndërsa Falamur Noka i shkoi në foltore Dumanit. Pas kësaj situate, ndërhyri Garda.
Më herët, kreu i SPAK, Altin Dumani është përplasur me deputetin demokrat, Tritan Shehu. Deputeti theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha po mbahet padrejtësisht në arrest shtëpie, Shehu e akuzoi Dumanin se ka shkelur me të katër këmbët Kushtetutën.
Nga ana tjetër Dumani iu kundërpërgjigj se nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe se po lëshonte akuza të rënda drejt tij personalisht dhe ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Shehu: Përse Berisha mbahet i izoluar? Përse po shkelet Kushtetuta, a nuk mendoni se cenoni cilësinë e Kuvendit? Kur një prokuror shkel ligjet del se me urdhër kujt bëhet? Me urdhër të kujt u bë? Të kryeministrit, të dikujt tjetër? Kush fshihet pas kësaj loje? Po shkelni parimet me të katër këmbët, a nuk gjykoni se bëheni pjesë e politikës, duke e kthyer Berishën në një të burgosur politik?
Dumani: Lidhur me rastin e parë edhe kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak, ju pretenduat dhe parashtruat se nuk shkaqe apo kushte për caktim mase sigurie, referojuni vendimit të gjykatës, ju thoni se nuk ka akuzë, por edhe vetë vendimi i gjykatës e ka bërë të qartë veprën penale. Lëshuar akuza të rënda drejt Spak dhe mua, nuk jam pjesë e politikës nuk kam asnjë lloj lidhje me politikën e kam ndërtuar jetën jashtë politikës, besoj që ka qenë një karrierë normale.
gijotina.com/
Burimi