“Rama nuk ka as ofertë dhe as plan për qytetarët”, Bardhi: PD ka potencialin për t’a ndërtuar Shqipërinë

“Rama nuk ka as ofertë dhe as plan për qytetarët”, Bardhi: PD ka potencialin për t’a ndërtuar Shqipërinë

Kandidatja e primareve në Elbasan, njëkohësisht koordinatorja e departamenteve në PD, Silvi Bardhi është shprehur se PS nuk a asnjë ofertë dhe asnjë plan për qytetarët.
Gjatë bisedës me moderatorin Edvin Parruca, Bardhi u shpreh se, Partia Demokratike, ka programin, potencialin dhe dëshirën që të rindërtojë Shqipërinë dhe ta nxjerrë nga humnera ku e ka dërguar rilindja.
“Nuk shikoj më ofertë nga Rama dhe PS. Unë shikoj një dështim total të qeverisjes dhe ata e kanë kuptuar, edhe administrata e ka kuptuar se qeverisja e rilindjes ka rënë dhe për këtë jam e bindur.
Ajo që çfarë reflekton sot, është se edhe vetë qytetarët shqiptarë presin me sytë nga opozita, për të fituar zgjedhjet dhe për ndryshimin e domosdoshëm.
Nuk pres më asgjë të shikoj apo dëgjon nga rilindja, pasi është një film i parë. E di se fushata e rilindjes do të jetë tallëse, denigruese, bullizuese, pa ofertë. Pa asnjë lloj plani dhe programi.
Kjo na ndodhur prej vitesh tashmë, në shumë fushata nga rilindja dhe unë ftoj qytetarët shqiptar që të shkëputen nga ky realitet shumë i dhimbshëm për vendin, sepse ne së pari duhet të respekt dhe dinjitet personal.
Gratë, vajzat, burrat duhet të kenë respekt për veten e tyre dhe të mos lejojnë që askush, dhe për asnjë lloj pushteti nuk duhet të pranojë që të ndihet kaq inferiorë ndaj personazheve që i kanë vjedhur dhe grabitur, por dhe kanë pasur ofertën më të keqe për qeverisjen, duke iu dhënë si ofertë krimin dhe njerëz që kanë menduar veç për vete e jo për qytetarët.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka njerëzit, ka potencialin, pozitivitetin, energjinë, dëshirën dhe dashurinë për Shqipërinë për të bërë këtë gjë dhe për ta bërë sa më mirë. Sepse vijmë nga shtresa, të cilat e kemi prekur jetën nga themeli, po përballemi me jetën dhe e dimë shumë mirë se si jetojnë sot qytetarët shqiptarë’, tha Silvi Bardhi
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente