Rama mbledh strukturat e PS, çfarë u diskutua në takimin që zgjati 6 orë

Rama mbledh strukturat e PS, çfarë u diskutua në takimin që zgjati 6 orë

Pas rreth gjashtë orësh, ka përfunduar mbledhja e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, me ministrat, drejtuesit politikë dhe kryesinë e Grupit Parlamentar të PS. Takimi, i cili nisi në Pallatin e Brigadave rreth orës 14:00 të pasdites së premtes, u mbyll në mbrëmje.
Sipas burimeve pranë PS, diskutimet u përqendruan kryesisht në programin elektoral dhe strategjinë që do të ndiqet në takimet me qytetarët. Një tjetër temë kyçe ishte vota e diasporës, e cila mbetet një sfidë e rëndësishme për të gjitha forcat politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ndërkohë, burime jozyrtare bëjnë me dije se gjatë mbledhjes, kryeministri Rama ka bërë një analizë të detajuar të angazhimit të secilit pjesëmarrës, duke vlerësuar ecurinë e punës së deritanishme.
Takimi pritet të vijojë edhe nesër, me diskutime të mëtejshme mbi çështjet zgjedhore dhe organizative të Partisë Socialiste.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente