“Qytetarët duan revoltë”, Këlliçi: Veliaj dhe Rama nuk dinë të fitojnë, por të vjedhin vota
Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur për vijimin e protestave te Bashkia e Tiranës, por edhe mbi aksionin e opozitës për të përshkallëzuar protestat në mbarë vendin.
“Kam folur për vjedhjet e Erion Veliajt, kam folur për vjedhjen e qytetarëve të Tiranës, fondet qe u merren banorëve dhe qytetarëve të Tiranës. Kemi denoncuar me fakte dhe prova të pakundërshtueshme këto afera. Dhe kemi nxjerrë videon e zdromsit të Tiranës, ku thoshte se unë e kam hedhur ne gjyq ketë. Ky shpif. Këta nuk kanë fituar. Këta kanë vjedhur votat. Kanë bërë atë që dinë të bëjnë më mirë dhe për këtë arsye sot po përballen me drejtësinë.
Ka një kërkesë të shtuar nga qytetarë të shumtë, edhe nga demokratët në mënyrë të padiskutueshme. Përherë qytetarët kanë qenë një hap para në raport me nevojën politike të momentit, që shpeshherë zyrat dhe konferencat nuk ta ofrojnë këtë që ti ta kuptosh se çfarë duan njerëzit në terren.
Qytetarët duan revoltë, dhe revoltë pa kthim pas. Që do të thotë patjetër aksioni politik i opozitës, i Partisë Demokratike në këtë rast do duhet të përshkallëzohet. Unë kam qenë pro në çdo moment që është shtruar kjo çështje për diskutim, që aksioni ynë do të duhet të përshkallëzohet në një protestë permanente dhe pa kthim pas. Që të jemi të qartë.
Në kushtet aktuale që jemi, të mos pretendojë njeri që në Shqipëri do të ketë zgjedhje. Në Shqipëri do të ketë votime me kushtet aktuale, me mënyrën se si kryeministri kontrollon qeverinë, patronazhistët, mediat, gjyqësorin, çdo gjë në këtë vend. Nëse ne nuk i japim këtij vendi një mundësi për të bërë zgjedhje.
Nëse ne nuk u japim mundësi qytetarëve të shkojnë te kutia e votimit dhe të votojnë si të duan, të qetë dhe me ndërgjegje të pastër të votojnë këdo që duan. Nëse nuk vjen ky moment, ne nuk ia kemi dalë betejës sonë.
Padyshim që kjo nuk arrihet në kushtet aktuale, por arrihet duke patur një qeveri teknike. Marrim shembull Maqedoninë e Veriut, një qeveri kujdestare me teknicienë, me profesionistë që të paktën 100 ditë para zgjedhjeve kujdeset vetëm për procesin zgjedhor.”, u shpreh ai.
Burimi