QSUT bleu pajisjen e kobaltit në kohën kur bota e nxjerr nga përdorimi

QSUT bleu pajisjen e kobaltit në kohën kur bota e nxjerr nga përdorimi

QSUT bleu pajisjen e kobaltit për terapi ndaj të sëmurëve me sëmundje malinje, në vitin 2021, menjëherë pas Pandemisë Covid -19, po kjo terapi, e cila përdor rreze gama të prodhuara nga kobalti-60 për trajtimin e tumoreve malinje, ka përdorim të kufizuar në botën moderne.
Kjo teknikë ka qenë një metodë e rëndësishme në historinë e radioterapisë pas Luftës së Dytë Botërore, por sot është zëvendësuar për shumicën e rasteve nga teknologjitë më moderne dhe më të sofistikuara të radioterapisë, siç janë terapia me rreze X dhe terapia me rreze ionizuese të ngjashme. (The Global Role of Radiation Therapy in Cancer Management: Cobalt-60 Machines and Teletherapy).
Blerja e një pajisje që po del nga qarkullimi nga QSUT dhe lënia e saj jashtë kushteve të sigurisë tregon për mangësi të thella në administrimin dhe menaxhimin e qendrës spitalore me të madhe në vend, sipas ekspertëve.
Nga studimet shkencore ka plot të dhëna që dëshmojnë se mbajtja e pajisjes në kushte jo te sigurta (bunkerë betoni) shkakton dëme të mëdha në shëndet te personat që kanë ekspozim të gjatë afër saj.
Trajtim me Kobalt qe i përhapur nga vitet 1960 deri në 1980, por tani gjithnjë e më pak po përdoret kjo lloj terapie për shkak të përparimit teknologjik. Pasi pajisjet e kobaltit dalin nga funksioni mbetjet kanë kosto administrimi për shkak të nivelit të lartë të radioaktivitetit.
Studimet mbi teknologjitë e trajtimit të kancerit tregojnë se rreze gama të prodhuara nga kobalti-60 kufizohen në intensitetin dhe formën e tyre. Në krahasim me Kobaltin teknologjitë moderne kanë aftësi të mëdha për të ndryshuar intensitetin dhe orientimin e rrezeve, duke bërë të mundur trajtim më të precizuar dhe më të sigurt.
Gjithashtu terapia moderne me rreze X dhe teknologji të tjera ofrojnë mundësi të avancuara për të shënuar dhe trajtuar më saktësisht tumoret, duke minimizuar dëmtimin e indeve të të shëndetshme.
Në disa vende të zhvilluara, ka ende përdorim të kufizuar të Kobalto-terapisë në raste të caktuara, sidomos atje ku nuk ka qasje të lehtë në teknologji më të sofistikuara. Megjithatë, trendi global është që të shkojë drejt përdorimit të teknologjive më moderne të radioterapisë për trajtimin e tumoreve malinje.
Terapia me cobalt-60 ka pasur një përdorim të konsiderueshëm në disa vende dhe rajone në të kaluarën, por sot është zvogëluar shumë për shkak të zhvillimeve në teknologjitë e radioterapisë. Megjithatë, ka disa vende ku ende mund të gjendet një përdorim i caktuar i kësaj teknike.
Ka disa arsye pse përdorimi i Kobalto-terapisë është reduktuar. Për dallim nga teknologjitë moderne të radioterapisë, Kobalto-terapia ofron më pak mundësi për caktim të rrezeve në forma dhe intensitete të ndryshme, duke e bërë atë më pak efektive në disa raste.
Inspektime të mëparshme te Organizatës Botërore të tregtisë kanë gjetur se Shqipëria ka mungesa të theksuar në pajiset mjekësore të cilat në të shumtën e rasteve janë të vjetra. Gjithashtu Shqipëria ka shumë pak radiologë të cilat nuk janë të aftë të përdorin risitë teknologjike të shkencës.
Hetimet
Një hetim i fundit i prokurorisë së Tiranës, nisur nga denoncimet e qytetarëve gjeti se në Spitalin Onkologjik në QSUNT u instalua një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës.
Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje.
Që të përdoret Kobalto-Terapia duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vienës ose Agjencia Ndërkombëtare, IEAHEA.
Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike.
/Monitor/
Burimi