Punime në një pjesë të autostradës Tiranë-Durrës, policia apel shoferëve
👁4367
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin një pjesë të rrugës Tiranë-Durrës për shkak të punimeve që kryen nga ARRSH.
Më konkretisht ARRSH ka nisur mbrëmjen e së enjtes riasfaltimin e rrugës Maminas-Durrës.
Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar. Për rrjedhojë, Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugë alternative, duke përdorur aksin rrugor dytësor Maminas- Koxhas-Sukth dhe rrugën e vjetër Ndroq-Rrethrotullimi i Plepave.
Burimi