Publikohet video, si motrat Berisha dhunuan barbarisht Klea Prengën

Publikohet video, si motrat Berisha dhunuan barbarisht Klea Prengën

Publikohet video e dhunimit të modeles Klea Prenga në një restorant luksoz në kryeqytet.
Në pamjet e mëposhtme shfaqen motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të veshura sport teksa futen në ambientetit e restorantit luksoz mbrëmjen e 6 gushtit.
Sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr një gotë qelqi nga një tavolinë dhe fillon të dhunojë Prengën. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re. Mes të tria vajzave nis një përleshje, ku e dëmtuar në fytyrë mbeti Prenga.
Në këtë moment ndërhynë persona të tjerë në lokal që ndanë motrat Berisha nga vajza e re. Gjithçka duket qartë në videon e mëposhtme.
Pas denoncimit të rastit të dhunës ndaj motrave Berisha është ngritur akuza “Plagosje e rëndë me dashje”. Ato janë shpallur në kërkim nga policia.
Para disa muajsh motra e Antonelës është ndarë nga partneri me të cilin ka edhe një djalë. Mariela duket se nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe prej disa kohësh vijon të kontaktojë me vajza, për të cilat dyshon se partneri e ka tradhtuar.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Klean, e cila është dhunuar pikërisht se dy motrat dyshonin se ishte shkaku i ndarjes së Marielës nga partneri i saj.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente