Pse vajzat sot po përjetojnë menstruacione më të hershme se sa brezat e mëparshëm?

Pse vajzat sot po përjetojnë menstruacione më të hershme se sa brezat e mëparshëm?

Periudhat menstruale mund të fillojnë më herët tek brezat e rinj, sipas një studimi të ri.
Studimi u publikua në revistën shkencore JAMA Netëork Open dhe në të përfshiheshin 71,341 gra.
Studiuesit në SHBA zbuluan se mosha mesatare në të cilën vajzat fillojnë të kenë menstruacione është ulur nga 12.5 vjet për ato të lindura midis 1950 dhe 1969 në 11.9 vjet për ato të lindura midis 2000 dhe 2005.
“Menstruacionet e hershme shoqërohet me rrezik më të lartë të rezultateve të pafavorshme shëndetësore, si sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri”, tha në një deklaratë Zifan Wang, një studiues postdoktoral në Shkollën e Shëndetit Publik TH Chan të Harvardit dhe autori i studimit.
Faktorët që çojnë në periudha më të hershme tek vajzat e reja
Obeziteti i fëmijërisë është një faktor rreziku për pubertetin e hershëm, i cili mund të luajë një rol që vajzat t’i përjetojnë periodat e para më herët.
Studiuesit e Harvardit thonë se faktorë të tjerë përveç peshës trupore mund të kontribuojnë në fillimin e hershëm të pubertetit tek vajzat e reja.
Një faktor kyç në shqyrtim është ndikimi i “kimikateve”, të cilat përdoren në produktet e konsumit.
Këto kimikate që prishin sistemin endokrin, së bashku me ekspozimin ndaj metaleve të rënda dhe ndotësve të ajrit, mund të kontribuojnë që vajzat e reja t’i kenë periodat më herët se brezat e kaluar.
 
Burimi